Lira turke vazhdon rënien - News, Lajme - Vizion Plus

2018-08-11 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

E ndërsa lira turke po vijon të shënojë rënie, Turqia duhet t?i bëjë ballë edhe dyfishimit të tarifave të importeve amerikane të çelikut dhe aluminit, të njoftuara një ditë më parë nga presidenti i SHBA-ve Donald Trump.



Deri më tani monedha turke ka rënë me më shumë se 20 për qind kundrejt dollarit.




Por goditja e së premtes ka rritur shqetësimet se problemet ekonomike të vendit mund të përhapen edhe në eurozonë.



Megjithatë presidenti turk Rexhep Tajip Erdoan ka premtuar një model të ri ekonomik, ndërsa paralajmëroi të huajt duke u thënë se ?nëse ata kanë dollarë, Turqia ka njerëzit, drejtësinë e saj dhe Zotin?. Në një fjalim në provincën verilindore Bayburt Erdogan i bëri thirrje turqve se ?Kushdo që ka dollarë, euro ose ar nën jastëk, të shkojë në bankë dhe t?i këmbejë ato me lira?,



Presidenti turk ka zhvilluar edhe një bisedë telefonike me homologun rus, Vladimir Putin, për situatën ekonomike të Turqisë.



Nga ana tjetër, në një shkrim për New York Times, kreu i shtetit turk akuzoi SHBA se dështuan të kuptojnë dhe respektojnë shqetësimet e popullit turk, dhe nëse Uashingtoni nuk fillon respektimin e sovranitetit të Turqisë marrëdhëniet mes dy vendeve rrezikohen.



Rënia e saj nisi kur presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ndërmori hapa për të marrë nën kontroll politikën monetare të vendit.