http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mijëra protestues antiqeveritarë kanë mbushur rrugët e sheshet e Rumanisë gjatë mbrëmjes së të premtes. Mediat vendase shkruajnë se të paktën 30,000 njerëz duke përfshi edhe mijëra rumunë që punojnë jashtë vendit, protestuan në kryeqytetin rumun në Bukuresht.
Protestuesit hodhën shishë dhe pllakat e rrugës kundrejt kordonit të policisë, por u përballën me gaz lotsjellës, dhe sprait djegës. Mbi 100 protestues dhe efektivë policie mbetën të plagosur si pasojë e përleshjeve.
Duke mbajtur flamuj rumunë dhe të Bashkimit Europian, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e qeverisë, pasi kundërshtojnë përpjekjet e Partisë Social Demokrate për të dobësuar gjyqësorin, por edhe për pagat e ulëta e korrupsionin në vend.
Protesta kundër partisë në pushtet PSD janë zhvilluar prej disa muajsh në Rumani.
Rreth 150 mijë shtetas rumunë u mblodhën në Bukuresht vitin e kaluar, pasi qeveria kaloi një dekret që mund të lironte të burgosurit e dënuar mbi akuza për korrupsion. Sistemi gjyqësor rumun ndërkohë është vënë nën vëzhgim të veçantë nga Brukseli.