Është kapur mëngjesin e sotëm nga policia autori i vrasjes së tetëfishtë, Ritvan Zykaj.
Autori është kapur në një zonë më bimësi të dendur pranë banesës së tij rreth orës 6:30.
Gjatë momentit të kapjes autori është munduar të largohet me vrap por nuk ka arritur të largohet pasi është neutralizuar nga policia. Gjatë momentit të arrestimit, autorit i është gjetur arma e krimit dhe aparati celular, i përdorur nga autori gjatë kohës kur ishte në kërkim.Operacioni për kapjen e tij zgjati 12 orë u drejtua nga drejtori i Policisë, Ardi Veliu. Gjithashtu u kërkua edhe angazhimi i RENEA, FNSH dhe DELTA FORCE.