Në këtë kodër që shihni në videon e siguruar nga gazetari Armand Xhelili për Report Tv dhe Shqiptarja.com fshihej autori i masakrës më të rëndë të kohëve të fundit, Ritvan Zykaj.Policia e Vlorës e identifikoi që mbrëmjen e djeshme pas postimeve të tij në rrjetet sociale, por ndërhynë vetëm sot për ta kapur. Zykaj fshihej në një stan në një kodër pranë vendit ku vrau 8 kushërinj nga dy familje.