Masakra me tetë të vdekur, Fatmir Xhafaj dhe Ardi Veliu mbërrijnë në Selenicë

2018-08-10 0

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu kanë udhëtuar me urgjencë drejt Vlorës, pas masakrës me 8 të vdekur në fshatin Resulaj të bashkisë Selenicë.

Xhafaj dhe Veliu kanë mbërritur në fshatin Resulaj pak minuta më parë. Ata kanë takuar forcat e policisë nga të cilët kanë kërkuar angazhim maksimal për arrestimin e autorit.