Intervista/ Rreziku nga Meningiti, Pipero: Kujdes me higjienën, ja shenjat e para të sëmundjes

2018-08-10 1

TIRANE- Meningokoku ishte virusi vdekjeprurës i Meningitit i cili i mori jetën pak ditë më parë një vajze 17 vjeçare. Por, si duhet të mbrohemi nga kjo sëmundje dhe cilat janë shenjat e para të saj. Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero tregon të gjitha këshillat në intervistën e dhënë për Report TV.

Ndaj sëmundjes së Meningjitit shkaktuar nga virusi i menigokokut bëhet shumë pak pasi sëmundja nuk lë kohë për të vepruar. Kjo ishte edhe një nga arsyet përse një 17 vjeçare humbi jetën vetëm pak ditë më parë. Në një intervistë për Report Tv mjeku infeksionist Pëllumb Pipero thotë se të gjithë janë të ekspozuar nga meningjiti, i cili për fat të mirë është më i thjeshtë për tu menaxhuar se sa meningokoku.

?Ka shumë njerëz që e kanë dhe e mbartin meningokun, në hundë kryesisht dhe gjatë tështimës prekjes me duar mund të na japin neve. Ndërkohë personi që e ka nuk zhvillon asnjëherë sëmundje, tek ne, që mund të mos kemi mbrojtje imunitare zhvillohet meningiti?.

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero


Mjeku thotë se duhet të kemi kujdes për kushtet higjenike. Por cilat janë shenjat e meningitit?


?Është shumë e vështirë që një qytetar apo edhe mjeku i familjes ta identifikojë këtë sëmundje, është shumë e shpejtë. Shenjat e para janë dobësia e përgjithshme, temperatura e lartë, dhimbja e kokës dhe errësimi i ndërgjegjes dhe krahas kësaj disa njolla në lëkurë?.

Free Traffic Exchange