Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prishja e objekteve pa leje në qendër të Elbasanit për t'i kthyer hapësirat publike qytetarëve ka hapur një tjetër problematikë.
Prej 2 vitesh në qendër të këtij qyteti vazhdojnë të qëndrojnë mbetjet urbane.
Kjo situatë e pakëndshme ndodhet përballë kalasë së qytetit duke krijuar një pasqyrë jo të këndshme për banorët si edhe turistët e shumtë që vizitojnë Elbasanin në këto ditë të nxehta.
Qytetarët shprehen se kjo panoramë nuk është aspak e bukur dhe se Bashkia e qytetit nuk duhet të jetë indiferente përballë këtyre situatave të vogla por që lidhen me imazhin e qytetit.
Qytetar: "Kjo na vret sytë neve jo më turistave."
Ndonëse kanë kaluar dy vite që kjo situatë shoqëron qytetarët e Elbasanit zyrtarë të bashkisë, të kontaktuar nga Ora Neës, deklaruan se mbetjet do të pastrohen brenda muajit gusht.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/prishja-e-objekteve-pa-leje-prej-dy-vitesh-mbetjet-qendrojne-ne-qender-te-elbasanit