Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ish kryeministri Pandeli Majko ka zbuluar për Fox News se zyrtarë amerikanë i kanë thënë se duhet të rrisë sigurinë pas zbulimit të një kërcënimi kundër tij.
Në artikullin me titull ?Irani po planifikon të vendosë terror në Europë, ndërkohë që ?BE po përpiqet të mbrojë regjimin nga shtyrja e sanksioneve të Trump" të gazetarit Adam Shaw , Majko citohet të ketë thënë se strategjia e Iranit në rajon është ?e pashembullt? dhe se ai ishte shprehur për Fox News: ?Nuk kam frikë?
Muajin e kaluar, një diplomat iranian në Vjenë ishte një nga katër të arrestuarit për një komplot të dyshuar për të bombarduar një tubim vjetor të grupeve iraniane disidente në Paris, të ndjekur nga avokati Trump Rudy Giuliani, vijon artikulli i Fox News.
Bëhet fjalë për një takim të opozitës iraniane në Paris ku pjesë e këtij takimi ishte dhe Pandeli Majko dhe politikanë të tjerë të SHBA dhe BE që mbështesin ndryshimin e regjimit politik aktual në Iran.
Wall Street Journal raportoi se autoritetet holandeze përjashtuan dy diplomatë iranianë në korrik lidhur me vrasjen e një disidenti iranian në Hagë nëntorin e kaluar.
?Ka edhe shqetësime rreth pranisë së regjimit në Shqipëri, ku disidentët u thanë Fox News se ambasada iraniane po punon dhe ka dërguar nëpunës të lartë të inteligjencës. Shqipëria është e rëndësishme, sepse ishte vendi ku më shumë se 2.000 disidentë iranianë që i përkisnin Muxhahidit të Popullit të Iranit (MEK) u zhvendosën nga Iraku në 2016" shkruan Fox News.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sherbimet-inteligjente-amerikane-majkos-je-i-rrezikuar-nga-sherbimet-iraniane