http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike akuzon kreun e bashkisë Tiranë Erjon Veliaj se nepermjet skemës partneritetit publik privat për ndërtimin e shkollave, do të vjedhë miliona euro.
Këshilltari bashkiak Mateo Spaho tha se skema është abuzuese dhe rëndon mbi xhepat e qytetarëve.
?Kryetari i Bashkisë ka propaganduar me të madhe ndërtimin e 17 shkollave të reja njëherazi, duke detyruar qytetarët e Tiranës të paguajnë rreth 80 milionë dollarë në 7 vite për disa ndërtesa që, në vend ?të simbolit të dijes dhe të së mirës, do të jenë simboli i korrupsionit të kryebashkiakut Erion Veliaj.Pas rritjes së taksës së ndikimit në infrastrukturë, rritjes së taksës së tabelës, dyfishimit të taksës së pronës, rritjes së taksës për hapësirat tregtare, 6 fishimit të taksës për zënien e hapësirave publike, vendosjes së takses për infrastrukturën arsimore, bllokimin e rrugëve dhe vendosjen e parkingjeve me pagesë, qytetarët e Tiranës do të paguajnë taksën e dyfishtë për arsimin, sepse Erion Veliaj ka vendosur të vjedhë 14 milionë euro nga projekti i shkollave me PPP.?