http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ende pa u rimëkëmbur nga tërmeti i fuqishëm i 5 gushtit, Indonezia është goditur nga një tjetër lekundje mëngjesin e kësaj të enjteje.
Sizmiologët bëjnë me dije ishulli i shkatërruar Lombok, u godit sërish nga tërmeti me magnitudë 5.8 ballë rreth orës 05:25 të mëngjesit me orën locale.
Lëkundjet e tokës ishin aq te forta sa rrëzuan disa ndërtesa, ndërsa njerëzit përpiqeshin të largoheshin me shpejtësi të perfshire nga paniku.
Katër ditë më parë, një tërmet me magnitudë 6.9 ballë shkatërroi ishullin turistik, duke vrarë të paktën 347 persona, më shumë se 1,400 njerëz janë plagosur dhe mbi156,000 janë evakuar. Qindra shtëpi u shkatërruan ndërsa mijëra njerëz në bregun verior të Lombokut dhe Ishujt Gili kanë mbetur në mëshirën e fatit për shkak se shtëpitë e tyre janë shkatërruar plotësisht.
Ekipet e shpetimi po vijojnë operacionin për të gjetur të mbijetuar nën rrënoja që prej tërmetit të së dielës por shpresat jane fare te pakta.
Por ajo që ka shtuar më shumë frikën, është se sizmiologët parashikojnë vazhdimnin e lekundjeve te forta.