EKSLUZIVE/ Ja si gjyqtarja nxori nga burgu të akuzuarin për tentative vrasje

2018-08-09 1

"Shqiptarja.com" zbardh ekskluzivisht vendimin e gjyqtares së shkallës së parë Vlorë Herila Çela e cila më 6 gusht 2018 liroi nga qelia personin e rrezikshëm Tauland Manaj Beqiraj, edhe pse ishte po kjo gjyqtare që më 25 qershor kishte dhënë masën paraprake ?arrest me burg? për këtë person.

?Shqiptarja.com? disponon edhe vendimin e parë të gjyqtares Çela që e la në burg Tauland Manaj, ashtu si edhe të dytin ku po kjo gjyqtare e cilëson të njëjtin person si të parrezikshëm duke e zbutur masën e dënimit në arrest shtëpie. Tauland Manaj ishte në arrest shtëpie dhe po gjykohet me disa akuza të rënda, një dnër to për tentativë vrasje për përshirjen e tij në një përplasje me armë më 27 shkurt 2018 midis dy grupeve rivale në mes të qytetit të Vlorës.

Ky vendim në kufijt e skandalit dhe mungesës së argumentave nxjerr në pah se gjyqtarja cilëson të parrezikshëm një person që ka thyer arrestin e shtëpisë ku ishte vendosur, pasi kishte qenë protagonist në një përleshje me armë në mes të qytetit të Vlorës, dhe jo vetëm kaq, por është kapur përsëri i armatosur nga policia.

Në momentin e arrestimit vetë Manaj ka pranuar para policisë se kishte armë në automjetin që drejtonte me targë AA 194 KL por për më tepër dhe në çantën e tij personale është gjetur një krëhër pistolete me fishekë si dhe një sasi canabisi. Nga prokuroria Manaj është proceduar dhe çuar në gjykatën e shkallës së parë me tre akuza, armbajtje pa leje, prodhim e tregtim canabisi si dhe largim nga vëndi i vuajties së dënimit. Me këto akuza gjyqtarja Çela më 25 qershor e ka lënë në burg Tauland Manaj, por më 6 gusht sipas kësaj gjyqtareje ky person me këto tre akuza të rënda duhej të lirohej nga burgu dhe të shkonte në shtëpi nga ku do të presë që të zhvillohet procesi gjyqësor ndaj tij.

Absurditeti shtohet në arsyetimin e vendimit të dytë të gjyqtares ku cilëson si rrethanë lehtësuese faktin se në pistoletën me të cilën u kap i riu vlonjat nuk u gjetën gjurmë të gishtave të tij dhe arma nuk kishte bërë qitje!

Free Traffic Exchange