Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministria e Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë janë bërë bashkë kundër vendimit të gjyqtares së Gjykatës së Vlorës, Herila Çela e cila ka lënë në arrest shtëpie Taulant Manaj, ose i njohur dhe me mbiemrin Beqiraj.
28 vjeçari ishte kapur me armë pa leje dhe ndonëse ishte një person përsëritës dhe i njohur për rrezikshmërinë kriminale në qytetin e Vlorës gjyqtarja ka bërë zëvendësimin e masës së sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie.
" Ky vendim, në kufijtë e absurdit, ka vënë në pikëpyetje gjithë luftën dhe sakrificën e bërë deri më tani. Duke pasur besimin se vendimet e gjykatave nuk janë pronë apo interes vetëm i gjyqtarit që jep vendimin, gjejmë rastin të denoncojmë me forcë dhe publikisht historikun e një të personi të arrestuar 2 herë brenda pak muajve për vepra të rënda penale dhe i lënë më pas në masën ?Arrest shtëpie?, megjithëse herën e dytë kishte thyer këtë masë dhe u kap me armë në makinë " tha Zvendesministri i Brendshem Besfort Lamallari në një deklaratë për median.
Si arrestohej dhe lirohej Taulant Manaj
Më datë 27.02.2017, arrestohet në flagrance Tauland Manaj (Taulant Beqiraj), 28 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale ?Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim? dhe ?Mbajtje pa leje e armeve luftarake dhe municionit?. Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë me Vendimin Nr. 61 datë 02.03.2018 caktoi masën e sigurisë ?Arrest ne burg?, për shtetasin Taulant Manaj.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ministria-e-drejtesise-i-kerkon-kld-hetim-urgjent-gjyqtaren-e-vlores