http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zëvendësministri i drejtësisë Toni Gogu deklaroi se vetingu do te nxjerre jashtë sistemit te drejtësisë te gjithë te korruptuarit. Duke marrë si shembull rastin e gjyqtares së Vlorës Herila Çela, e cila kishte liruar një person nën masën e arrestit shtëpiak për armëmbajtje pa leje, Gogu tha se pas vetingut do të vazhdojë procesi i ndëshkimit.
Për gjykatësen e Vlorës, ministria e i ka kërkuar Këshillit të Lartë të Drejtësisë hetimin e veprimeve të magjistrates. Sipas zëvendësministrit Gogu shkeljet do të ndiqen deri në shkarkimin e gjyqtares.
Për lirimin e te arrestuarit dy herë nga policia e Vlorës reagoi dhe ministria e brendshme. Zv/ministri Besfort Lamallari u shpreh se kjo nuk është e vetmja shkelje nga gjykatësja.
Lamallari tha se ndërtimi i shtetit ligjor kërkon bashkëpunimin e të gjitha hallkave, ndërsa apeloi organin e akuzës të reagojë në ndërtimin e kulturës së barazisë para ligjit.