“DASH” reagon për kufijtë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-08-08 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

E ndërsa politikanët e Kosovës janë prej ditësh të përcarë rreth idesë së presidentit Hashim Thaçi për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, për herë të parë ka reaguar Departamenti Amerikan I Shtetit.



Në një përgjigje për ?Zërin e Amerikës? SHBA I bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të shmangin retorikën negative dhe të punojnë së bashku për një marrëveshje që siguron qëndrueshmëri për të dyja vendet dhe rajonin.



?Thelbi i çdo marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të vijë nga vetë palët. Ne do të vazhdojmë të mbështesim të dyja palët dhe Bashkimin Evropian si lehtësues. Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje që është e zbatueshme, e qëndrueshme dhe nuk krijon paqëndrueshmëri në asnjërin vend apo në rajon. Kjo do të kërkojë largpamësi dhe elasticitet nga të dyja anët. Ne inkurajojmë palët që të marrin pronësinë e plotë të procesit, të ulin retorikën negative dhe të punojnë së bashku në mënyrë konstruktive?



Më herët edhe Bashkimi Europian, në përgjigje te interesimit te Vizion Plus, garantoi se Brukseli është i gatshëm te pranoje nje marrëveshje per te cilen palet do te pajtohen ndersa me heret.



Megjithatë ideja e presidentit Thaçi për ?korrigjimin e kufijve dhe bashkimit te Preshevës, Medvegjes e Bujanovcit me Kosovën?, po përplas liderët e Prishtinës zyrtare, kryeministrin dhe kreun e parlamentit, të cilët nuk janë në një linjë me presidentin Thaçin.



Megjithatë bisedimet Kosovë-Serbi pritet të rifillojnë në muajin shtator. Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe njohja reciproke, është kusht për të dyja palët që të përparojnë në rrugën e tyre drejt integrimit në Bashkimin Evropian.