Ora News - Aksidenti tragjik, nëna dhe vajza 6 vjeç nuk e kanë kaluar rrezikun për jetën

2018-08-08 7

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nëna 29 vjeçe dhe vajza e saj e vogël vetëm 6 vjeçe ndodhen në trajtim intensiv në spitalin e Traumës në Tiranë dhe ende nuk mund të thuhet nëse janë jashtë rrezikut për jetën, bëri të ditur Drejtori i Spitalit të Traumës, Arben Zeneli.

Valbona Ndreu dhe vajza e saj e vogël 6 vjeçe u përplasën nga një makinë mëngjesin e sotëm tek shinat e trenit në rrugën e Kamzës, ndërkohë vajza tjetër e gruas, vetëm 7 vjeçe humbi jetën në vendngjarje.

Aksidenti u shënua rreth orës 08:40, makina e cila drejtohej nga Rozina Koleci, 38 vjeç fillimisht ka përplasur një biçikletë më pas është përplasur me nënën dhe dy vajzat dhe përplasja e fundit ka qenë me një furgon.

"Nena dhe vajza jane duke iu nenshtruar ekzaminimeve. Nuk mund te themi ende nese jane jashte rrezikut per jeten" tha mjeku Arben Zeneli.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/aksidenti-tragjik-nena-dhe-vajza-6-vjec-nuk-e-kane-kaluar-rrezikun-jeten