Sali Berisha i pergjigjet Hashim Thacit

2018-08-07 4

Breshërinë e akuzave që i lëshoi Hashim Thaçi pak ditë më parë, kur Berisha ia kundërshtoi idenë e korrigjimit të kufijve, ish-Kryeministri e shpjegoi rast pas rasti, në një intervistë për Radio Televizionin Dukagjini. Por për të, akuzat janë gatuar në kuzhinat e Beogradit dhe jo në Prishtinë, ndaj përsëritja e tyre ka pasur qëllim tjetër.

?Nuk ka mjerim më të madh së të pastrosh fytyrën me të lënat e kuzhinës së Beogradit?|.

Berisha tha se Bin Laden nuk është strehuar kurrë në Shqipëri, por Beogradit i interesonte imazhi i Shqipërisë si strofull i ekstremizmit fetar.

?Dy armiq kam pasur, Enver Hoxhën dhe enveristët se iu dhemba dhe Millosheviçin, që e pa veten të humbur në çdo forum ndërkombëtar. U përpoq të bëjë gjithçka ndaj meje dhe unë ndaj tij. Një nga këto ishin shpifjet për Bin Laden se duhej që Shqipëria të paraqitej për shkak të besimit fetar të ishte si strofull?.

A u strehua ndonjëherë Arkani në Shqipëri? Sipas Berishës, ky pohim nuk ka as logjikë.

Gazetari: Takimi me Arkanin në ?92?

?Asnjëherë, trillim i kuzhinës së shërbimeve serbo-shqiptare, këtë shpifje e kam dëgjuar para 5 vitesh. Kurrë. Ai s?mund të vinte. Ishte njeriu më gjakësor në Kosovë. Duhet të ishe naiv të mendoje se do kërkonte shpëtim në Shqipëri?.

Edhe arrestimi i Adem Jasharit në Shqipëri, është fantazi sipas Berishës, që thotë se nuk ka pasur asnjë procedim të veprimtarëve të UÇK nga autoritetet.

Gazetari: Po Hashim Thaçi?

?Asnjë shqiptar Kosove nuk u arrestua për veprimtari me UÇK-në çlirimtare, por nëse shkon në diskotekë dhe bën grushta, aty normal, por për veprimtari politike asnjëherë. Është fabrikim i kuzhinës së Enver Hoxhës?.

Ish-Kryeministri i mbetet qëndrimit të tij se ndryshimi i kufijve të Kosovës sjell veç humbje dhe një përmbysje të fitores që arritën shqiptarët ndaj Serbisë.

?Tani del që për 1 mijë arsye, s?ka rëndësi, Serbia i rrëmben paqen Kosovës. Serbia humbi lugtin në e kthejmë në fitimtare të paqes. Para 2 vitesh i thuhej plaç, kur kërkonte Mitrovicën, tani i thënkemi ne nuk është Serbia që e kërkon, por e kërkojmë ne".

Gazetar: Thaçi thotë që?

?Unë nuk merrem me lojëra fjalësh, ajo është më keq. Ajo është tregti e pastër. Beogradi i nxjerr tezat në Prishtinë. Mediat në Prishtinë thonë që më mirë të marrim Preshevën sesa t?i humbasim edhe Preshevën, edhe Mitrovicën, ka gjë më antishqiptare se kjo??

Tv Klan

Free Traffic Exchange