http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Teksa sezoni turistik është në pikun e tij, Zverneci duket i boshatisur. Ata qe ankohen me shume janë administratorët e bizneseve qe ofrojnë shërbimet në plazhe. Pronaret e subjekteve thonë se këtë vit ka pasur një rënie të ndjeshme të pushuesve krahasuar me një vit më parë.
Por pavarësisht se pushuesit janë te pakte, ata qe kane zgjedhur si destinacion këtë plazh shprehen te kënaqur, si me çmimet edhe me shërbimin.
Ne sezonet e kaluara ne Zvernec janë regjistruar disa raste mbytjesh edhe për shkak te rrymave detare. Por këtë vit realiteti është ndryshe, pasi kullat e vrojtimit janë vendosur ne distancën e përcaktuar.