AKU “kyç” restorantin që helmoi masivisht dasmorët në Elbasan - News, Lajme - Vizion Plus

2018-08-07 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Autoriteti Kombëtar  i Ushqimit menjëherë pas informacionit se janë helmuar 39 persona në një lokal dasme ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku ka konstatuar kushtet e rënda higjeno-sanitare në subjekt.



Inspektoret e DRAKU, Elbasan në bashkëpunim me  Krimin Ekonomik  gjatë orëve të vona të mbrëmjes të së hënës kanë bërë verifikimin e  kushteve dhe prezencës së produkteve sidomos atyre me origjinë shtazore të gjendura në subjektin ?Laguna Blu? me aktivitet restorant. 39 personat që pretendohet se janë helmuar nga ushqimi kanë qenë pjesë në dasma të ndryshme (të shtunën drekë/darkë si dhe të dielën në darkë) nga i njëjti lokal në qytetin e Elbasanit, subjekti i lartpërmendur.





Nga verifikimi i subjektit të shtetasit Manol Musaj rezultoi se kishte mungesë të rëndë të kushteve higjeno-sanitare si dhe mungesë të dokumentacionit shoqërues(gjurmueshmëri). Në momentin e inspektimit në subjekt, ndodheshin 12 kg mish vici, 40 kokrra veze, 25 kg mish gici, 5 kg djathë i bardhë si dhe 4 kg djathtë kaçkavall pa etiketë. Për produktet e gjendura në subjekt u realizua marrja e mostrave me qëllim kryerjen e analizave për prezencë  të Salmonelës.





Për sa më sipër u mora masa administrative bllokim i menjëhershëm i aktivitetit deri në daljen e përgjigjes së analizave si dhe masë administrative me gjobë në vlerën 700.000 lekë.

Free Traffic Exchange