Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Femrat shqiptare bëjnë punë shtëpie 6 herë më shumë se meshkujt, llogaritur kjo në minuta.
Raporti i fundit i Organizatës Ndërkombëtare të Punës, Ilo, thekson se femrat shqiptare kryejnë 314 mimuta në ditë punë të papaguar, nga të cilat, 270 minuta, pra (4.5 ore) janë punë shtëpie. Shifrat e rendisin Shqipërinë në vendin e 5-të në botë sa i takon punës së papaguar.
Më pak punë të papaguar kryejnë femrat në Kinë e Tajlandë.
Shifrat përmbysen tërësisht kur flitet për meshkujt.
Meshkujt shqiptarë, kryejnë më pak se një orë në ditë punë të papaguar, nga të cilat 45 minuta janë punë shtëpie duke u renditur shumë poshtë në listën e kryesuar nga Suedia, Danimarka dhe Norvegjia.
Puna e papaguar në Shqipëri sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës, përkthehet në 8.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit e shprehur në fuqi blerësore. Nga këto 7.2 % i takojnë femrave.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/femrat-shqiptare-shpenzojne-me-shume-kohe-ne-europe-te-gatuar-e-bere-pune-shtepie-burrat-rrine-e-kuvendojne