Ora News - Babai i Emirit të Katarit mysafir në Shqipëri, jahti luksoz ankorohet në Sarandë

2018-08-07 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një tjetër jaht luksoz ankorohet në brigjet shqiptare.

Babai i sheikut, Emirit të Katarit, Hamad Bin Khalifa Al Thani ka mbërritur në portin e Sarandës.

Ishte deputeti i partisë socialiste Alket Hyseni ka publikuar edhe disa fotografi të Jahtit dhe makinave që presin Babain e Emirit në port.

Por Jahti luksoz nuk do të qëndroj gjatë në Sarandë pasi sheiku do të vizitojë rivierën shiptare, si dhe Durrësin gjatë qëndrimit në Shqipëri.
Hamad bin Khalifa Al Thani është babi i 4 fëmijëve, djali i tij i 4-të Emiri ka mbatjur një sërë postesh qeveritare brenda Katarit dhe gjithashtu ka punuar për të promovuar ngjarje të shumta sportive brenda vendit. Ai është monarku më i ri në pushtet dhe vitet e fundit në Arabinë Saudite, dhe vlerësuar si një ndër 7 sheikët më të pasur në botë.

Pak ditë më parë, një prej jahtve më luksoz në botë me pronar rus u ankorua në portin e Sarandës. Ai ishte në pronësi të oligarkut rus Andrey Melnichenko me vlerë një 500 mln dollarë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/babai-i-emirit-te-katarit-mysafiri-i-shqiperine-jahti-luksoz-ankorohet-ne-sarande