Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pranë një dyqani ushqimore në qytetin e Vlorës, jo shumë larg universitetit, fatmirësisht pa të lënduar.
Paraprakisht dyshohet se është qëlluar me armë drejt një automjeti pas një konflikti të momentit për motive banale.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku ka identifikuar autorin dhe po punon për arrestimin e tij.
Paraprakisht thuhet se autori i të shtënave është shtetasi me iniciale L. B.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja.
Po zhvillohet hetime për të zbardhur ngjarjen.
Policia:
Më datë 06.08.2018, rreth orës 22:00, në lagjen ''Pavarësia 3'', janë dëgjuar 3 të shtëna me armë zjarri (pistoletë), ku nga të shtënat paraprakisht nuk ka rezultuar të ketë persona të dëmtuar.
Si rezultat i reagimit në kohë të policisë janë identifikuar autorët dhe po punohet për kapjen e tyre.
Grupi hetimor ka nisur punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/te-shtena-me-arme-zjarri-prane-universitetit-te-vlores