Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një turiste polake është transportuar me helikopter për në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi është rrëzuar në zonën e Thethit.
Turistja e plagosur është Barbara Obranka, 54-vjeçe, e cila është rrëzuar nga një shkëmb prej rreth 3 metra i lartë.
Gruaja ka pësuar lëndime në pjesën e këmbës.
Njoftimi i Policisë Shkodër:
Me datë 06.08.2018 në orën 17.00 jemi njoftuar se është dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë, pasi ka marrë ndihmën e parë, shtetësja polake B. O. 54 vjeçe, pasi është rrëzuar nga një shkëmb me lartësi rreth 3 metër, e cila ka dëmtuar këmbën.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/turistja-polake-rrezohet-ne-theth-transportohet-me-helikopter-ne-tirane