Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bluzat e bardha në pediatrinë e Spitalit të Fiert po përballen më një fluks të madh pacientësh të vegjel. Mjekët thonë se shkak janë bërë temperaturat e larta dhe virozat e ndryshme të stinës. Për pasojë numri i pacientëve që vizitohen përgjatë një dite shkon në 100.
Lumturi Mileti: Kemi virozat e stinës, me bark dhe të vjella.
Por cili është kujdesi që duhet të tregojmë në këto ditë të nxehta? Mjekët këshillojnë të evitohen daljet në orët e pikut dhe konsumimi i sa më shumë lëngjeve
Mileti: Ju lutemi prindërve që të kenë kujdes ekspozimin sa më të shkurtër në diell i fëmijëve sidomos në rastet kur dielli është i fortë. Oraret e drekës duhet të shmangen plotësisht.
Në Fier, shkak i fluksit të pacientëve është gjithashtu edhe mungesa e mjekëve specialistë por personeli thotë se kjo nuk e cenon shërbimin.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ne-pediatrine-e-fierit-100-vizita-ne-nje-dite