Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
E hëna dhe e marta do të jenë ditë të nxehta me temperatura 34-35 gradë celsius, por në disa zona të jugut temperaurata do të jënë më të larta duke arritur në nivelin 39 gradë.
Instituti i Gjeoshkencave në raportet ditore bënë të ditur se në këto vlera do të mbete java, pavarësisht se do të ketë prezencë të lehtë të reshjeve në qarqet: Shkodër, Kukës, Dibër dhe Gjirokastër, kyresisht reshje lokale të dobëta.
Konkretisht temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 21 / 34 °C
në vendet e ulëta: 20 / 35 °C
në vendet malore: 15 / 30 °C
Por i nxehti i verës shton rrezikun e përhpajes së zjarrit. Vlerësimet e insituitutit të gjeoshkencave për në zona të lokalizuara mund të ketë nivel më të lartë rreziku, qarku Shkodër (Jugperëndim), qarku Dibër (Perëndim), qarku Korçë (Qendër) dhe qarku Gjirokastër (Qendër). Rreziku do të jetë më i lartë gjatë ditës së martë, 7 gusht.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sot-e-neser-dite-te-nxehta-me-temperatura-34-35-grade-celsius