http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokurori i Apelit të Shkodrës Arben Dollapaj, kaloi me sukses procesin e vetingut. Komisioni i Pavaruru i Kualifikimit vendosi ta rikonfirmojë në detyrë kandidatin për anëtar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Gjatë seancës dëgjimore, Komisioni i Vetingut theksoi se prokurori Dollapaj ka bërë deklarim të saktë të pasurisë dhe justifikon të ardhurat.
Hetimi administrativ tregoi se prokurori i Shkodrës zotëron apartament në Tropojë, shtëpi banimi Selitë të Vogël në Tiranë, shtëpi në ndërtim e sipër në Valbonë dhe dy llogari bankare. Nga hetimi rezultoi se apartamentin në Tiranë, Dollapaj e ka blerë nga kursimet familjare dhe një borxh prej 25 mijë dollarës nga një i afërm.Ndërkohë që prokurori i Shkodrës ka edhe një kredi prej 5 milion lekësh.
Sipas Komisionit të Vetingut prokurori i apelit të Shkodrës, plotëson edhe dy kriteret e tjera, figurë morale të pastër dhe është i aftë profesionalisht.
Arben Dollapaj, i cili ka nisur karrierën në vitin 1993. Ai njihet edhe për konfliktin me ish-Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla, në kohën kur mbante detyrën e drejtorit në Drejtorinë Gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme. Dollapaj u transferua në Shkodër me urdhër të Llallës, vendim të cilin prokurori e kosideroi si hakmarrje personale e ish-kryeprourorit.