Fundjava/ Shoferët në Durrës shumë shkelje, 670 gjoba, 17 të arrestuar dhe 51 leje të pezulluara

2018-08-06 0

Policia e Durrësit ka zhvilluar një sërë kontrollesh gjatë fundjavës për të menaxhuar trafikun dhe për rritur parametrat e sigurisë.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se janë vendosur 670 masa administrative, ndërsa 51 leje drejtimi janë pezulluar.

Njoftimi i plotë:

Vijon zbatimi i planit të masave jo vetëm gjatë fundjavës por çdo ditë nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor Durrës, me qëllim menaxhimin e trafikut dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Janë kryer kontrolle për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, pa leje drejtimi dhe shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Vetëm në fundjavë si rezultat i kontrolleve në të gjithë akset rrugore të qytetit të Durrësit janë arrestuar në flagrancë 17 shtetas, 5 prej të cilëve për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 12 shtetas duke drejtuat motorçikletat pa leje drejtimi.

Janë vendosur 670 masa administrative për shkelje të ndryshme dhe pezulluar 51 leje drejtimi.

? janë ndëshkuar 105 drejtues mjetesh për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
? janë ndëshkuar 162 drejtues mjetesh për parakalim të gabuar;
? janë ndëshkuar 56 drejtues mjetesh për mospërdorim të rripit të sigurimit.

Gjatë fundjavës nga ana e Specialistëve të Qarkullimit Rrugor është mundësuar menaxhimi i trafikut rrugor për shkak të rritjes së fluksit të pushuesve.