Ora News - Turizëm në Fier, rritet interesi i pushuesve për bregdetin e Darrëzëzës dhe Semanit

2018-08-05 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bregdeti i Darrëzezës dhe Semanit por edhe Parku Arkeologjik i Apolonisë kanë bërë që edhe këtë verë shqiptarët dhe të huajt të kthejnë sytë nga Fieri. Kryetari i Bashkisë Armando Subashi thotë se investimet e kryera kanë ndikuar në rritjen e interesit të vizitorëve.

Subashi: Kjo është pasojë e një sërë masash të rëndësishme që ne kemi ndërmarrë.

Por ka ende probleme, zonat bregdetare të Fierit nuk i përmbushin kushtet, sidomos ato të akomodimit. Subashi thotë se nevojitet ende punë që në këtë zonë të zhvillohet turizmi elitar

Subashi: Zona bregdetare e Fierit nuk ka hotele dhe shtëpi pushimi. Kemi një interesim të shfaqur dhe seriozë nga kompani italiane, austriake apo izraelite, të cilat kanë shfaqur interesin për të investuar në të gjithë këtë zonë.

Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi tha se institucioni që drejton është angazhuar gjithashtu edhe në zhvillimin dhe promovimin e turizmit kulturor.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/turizem-ne-fier-rritet-interesi-i-pushuesve-bregdetin-e-darrezezes-dhe-semanit

Free Traffic Exchange