Ora News - Ofertë e pranuar! Baza e parë ajrore e NATO-s në Shqipëri

2018-08-05 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mediat e huaja kanë raportuar lajmin e dhënë nga kryeministri Edi Rama të shtunën (4 gusht) ku njoftoi se në Shqipëri do të ngrihet një bazë ajrore e NATO-s për Ballkanin Perëndimor.

Deutsche Welle shkruan se realizimi i projektit, që pritet të fillojë sivjet, do ta kthejë Kuçovën, në një bazë mbështetëse për NATO-n për furnizim ajror, mbështetje logjistike, mbështetje për policimin ajror, trajnime dhe stërvitje në kuadër të Aleancës Atlantike.

Pasi perifrazojnë njoftimin e bërë nga kryeministri Rama në Facebook, mediat e huaja e quajnë ngritjen e bazës ajrore në Kuçovë si një "ofertë të pranuar"

"Kështu duket se është vendimi i Aleancës Atlantike që në Shqipëri të ketë bazën e parë ajrore në rajon", shkruan deutsche vvelle duke shtuar se pa kaluar katër muaj nga vizita zyrtare e Ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, në SHBA, oferta që ajo i bëri Sekretarit Amerika të Mbrojtjes, James Mattis, në emër të qeverisë së Tiranës: "Për eksplorimin e mundësive për një footprint të NATO-s apo të SHBA-së në Shqipëri", duket se u pranua.

Ministrja e Mbrojtjes Xhaçka tha më 18 prill se baza e NATO-s në Shqipëri do të shërbejë jo vetëm si një kapacitet ushtarak më shumë por edhe garanci më shumë ndaj kërcënimeve të kohës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/oferte-e-pranuar-baza-e-pare-ajrore-e-nato-s-ne-shqiperi