Ora News - Sarandë, hidhet nga trampolina, turisti polak bie me kokë në gurë

2018-08-05 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Roja bregdetare në Sarandë ka shpëtuar nga mbytja një turist polak.

Turisti i identifikuar si Kamil Thiotheli është hedhur nga trampolina dhe ka goditur me kokë gurët në det.

Nga goditja 45-vjeçari pësoi çarje të madhe në kokë dhe humbi ndjenjat.

Menjëherë i ka ardhur në ndihmë roja bregdetare që arriti ta nxjerrë në breg dhe më pas i nxorri gjuhën.

Roja bregdetare: "I dhamë ndihmën një turisti polak. Ai u hodh me kokë nga trampolina por goditi gurët sepse aty është cekët. Shkuam dhe i dhamë ndihmën e parë. Njerëzit ishin shumë bashkëpunues. Policia dhe ambulanca erdhën shpejt. Çdo gjë shkoi më së miri dhe turisti ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore."

Turisti është dërguar në spital dhe po merr ndihmën mjeksore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sarande-hidhet-nga-trampolina-turisti-polak-bie-me-koke-ne-gure

Free Traffic Exchange