Trafik i renduar ne aksin e jugut

2018-08-05 0

Edhe këtë të diel rrugët drejt bregdetit janë të mbingarkuara nga mjetet. Më problematike situata është në Vlorë, pasi aty trafiku zgjat gjatë gjithë ditës.

Duket sikur e gjithë Shqipëria ka vërshuar drejt plazhit. Makinat janë në radhë dhe temperaturat përvëlojnë.

Policia ka rritur numrin e patrullave, por askush nuk mund ta lehtësojë qarkullimin në jug të vendit.

Në Vlorë situata është kaotike. Trafiku nis nga Fieri dhe deri në bregdetin e Jonit duhen orë të tëra.

Në këto ditë Gushti numri i pushuesve është rritur shumë, kryesisht në fundjavë.

Ardhja e emigrantëve ka bërë që plazhet të mbipopullohen e për pasojë dhe lëvizja e mjeteve të bëhet në vështirësi.