Ndryshim kufinjsh? BE: Zgjidhje sipas të drejtës ndërkombëtare - News, Lajme - Vizion Plus

2018-08-05 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për herë të parë Bashkimi Europian jo vetëm nuk vë alarmin kur flitet për ndryshim kufinjsh, por madje as nuk e qorton Hashim Thaçin për deklaratën e tij të guximshme. Në përgjigje të interesimit të Vizion Plus, Brukseli duket i gatshëm të pranojë një marrëveshje për të cilën palët do të pajtohen, ndërsa më herët vazhdimisht ka kritikuar fort teza të tilla. Vizion Plus e pyeti Maja Kocijancic, zedhenësen e përfaqësueses për politikën e Jashtme Federika Mogherini, se cili është qëndrimi i BE për propozimin e Thaçit dhe mori këtë përgjigje:



?Gjatë dialogut të thirrur nga përfaqesuesja e nivelit të lartë Federika Mogherini në 24 qershor 2018 kryetarët Thaçi dhe Vuçiç zhvilluan një diskutim inetensiv dhe produktiv në kuadrin e një marrëveshjeje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve. Ata ranë dakord të intensifikojnë punën në javët e ardhshme. Në takimin e fundit të dialogut ku përfaqësuesja e lartë priti të dy presidentët me 18 korrik, ata rishikuan përparimin e arritur dhe ranë dakord të takohen sërish në fillim të shtatorit.?

 

Një tjetër pyetje që Vizion Plus i drejtori zedhënëses Kocijancic ishte se nëse një hap i tillë a ndodh të rrezikohet stabiliteti i Ballkanit perëndimor ?



?Dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Europian ka për qëllim nxitjen e bashkëpunimit të qëndrueshëm ndërmjet të dyja palëve që i ndihmon të arrijnë përparim në rrugën drejt Europës dhe të përmiresojnë jetën e njerëzve. Nje zgjidhje e qëndrueshme nënkupton një zgjidhje realiste bazuar në të drejtën ndërkombëtare. Palët po përcaktojnë bazën për pajtim te përbashkët.?



Nuk dihet se çfarë rishikuan dy presidentet në takimin e fundit në Bruksel në prani edhe të shefes së politikës së Jashtme Mogherini. Por pas 18 korrikut Hashim Thaçi filloi të artikulonte tezën e korrigjimit të kufijve dhe bashkimit të Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit me Kosovën, teze për të cilën është shprehur se do të verë në tryezën e bisedimeve në fillim të shtatorit.