Ora News - Nis ndërtimi i bulevardit të ri në Kashar

2018-08-05 6

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bashkia e Tiranës nisi ndërtimin e Bulevardit të ri në Kashar dhe rrugëve që të lidhin me të. Në këtë mënyrë, Tiranës do ti shtohet një tjetër vepër e rëndësishme infrastrukturore si ai pranë ish stacionit të trenit. Veliaj tha se periferitë tashmë do të ketë investime cilësore.

Zona e Kasharit do të ketë një bulevard që do të lidhë Unazën e Tiranës së Re me rrugën "Tre Dëshmorët e Kombit", ky është projekti i Bashkia së së Tiranës ka nisur ndërtimin e dy rrugëve "Migjeni" dhe "Kadri Roshi", që do të jenë të pajisura me infrastrukturën e nevojshme nëntokësore, trotuare, ndriçim dhe sinjalistikë.

Duke ndjekur nga afër punimet, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se nga reforma territoriale, tashmë edhe zona të konsideruara si periferike do të kenë investime të rëndësishme.

Erion Veliaj: "Deri para 3 vitesh, kjo ishte një zonë fshati, quhej Kashar, ndërkohë që realiteti ishte krejt ndryshe. Në letrat e bashkisë, kjo ishte një zonë me vetëm 7 mijë banorë, ndërkohë në realitet këtu jetojnë mbi 70 mijë banorë. Të njëjtin bulevard që shohim në qendër të Tiranës, pra bulevardi me 6 korsi, 2 për makinat nga secili krah dhe nga një autobusi në secilin krah, plus biçikletat, të njëjtën cilësi dhe standard do të kemi edhe këtu në Kashar.?

Bulevardi do të quhet "Migjeni" dhe një tjetër rrugë që po ndërtohet në Kashar do të mbaj emrin "Kadri Roshi". Duke i emërtuar këto investime me emrat të mëdhjenjë të skenës Veliaj tha se dhe projekti i teatrit kombëtar është një veper dinjitoze për një aman të artisteve të mëdhenj.

Erion Veliaj: ?Kemi disa realitete që bashkëjetojnë në Tiranë. Tek zona e Trenit kemi bulevard pa qytet, kurse te zona e Kasharit kemi qytet pa bulevard; ndaj është koha që atje ku është bulevardi, të vijë edhe qyteti, dhe KKT-ja sapo ka miratuar planin e madh të bulevardit.

Ndërkohë, këtu ku kemi qytet pa bulevard, t?i ofrohet infrastruktura e shërbimeve. Jam shumë i lumtur që kemi mbërritur në këtë ditë, ku po ndërtojmë bulevard në Kashar, dhe në njëfarë mënyre rikuperojmë defektet të urbanistikës së kaluar, nga koha e ish-komunës.?

Kryebashkiaku siguroi se urbanizimi do të prekë edhe ato zona të cilat si pasojë e keqadministrimit nga ish-komunat kanë mungesa në infrastrukturë. Veliaj beson se projekte të tilla ndihmojnë në zhvillimin e zonës dhe rrisin vlerën e pronës. Veliaj kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve për arsye se gjatë verës, bashkia po kryen punime në artere të qytetit duke krijuar dhe zhurma por kjo është kur qytetarët shkojnë me pushime.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/nis-ndertimi-i-bulevardit-te-ri-ne-kashar