Shefi i qarkullimit për Tiranën Taulant Gjoka: Shkeljet e kodit rrugor, shkak për aksidentet

2018-08-04 2

Shefi i Qarkullimit për Tiranën Taulant Gjoka, në një intervistë për ?Report Tv? ka folur mbi masat që janë marrë mbi shkeljet e bëra nga drejtuesit e mjeteve dhe mbi e ngarkuar të verës sezonin e verës si pasojë e fluksit.

Si kanë qënë këto ditë për policinë rrugore?

Duke qënë se jemi në stinën e verës, është e natyrshme dinamika të shtohet. Ka një interesim te mediave për sigurinë rrugore. Në këtë stinë shtohen mundësitë dhe rreziqet për aksidente. Prandaj dhe ne kemi shtuar efektivët.

Duam të krijojmë një mjedis të sigurt dhe të qetë por vazhdojmë të kemi aksidente duke reflektuar një kulurë mjaft të ulët.

Cilat janë masat e shtuara?

Ndryshe nga dimri, në sezonin veror policia harton një teori të veçantë që u drejtohet disa shkeljeve të tjera. Ndryshojnë rrethet nga rrethet. Në këtë stinë marrim masa për alkoolin, shpejtësinë, përdorimin e celularit, ndryshimin e korsive. Fatmirësisht krahasuar me një vit më parë është përmirësuar situata. I bëj thirrje qytetarëve që të mos bëhen objekt kontrolli dhe të mos përfundojnë udhëtimin duke u bërë statistikë. Në përçuar një mesazh për të mos përçuar statistika në mënyrë për të qënë të gjithë të qetë.

Këmbësorët çfarë roli luajnë në aksidentet rrugore duke marrë parasysh se edhe ata janë viktima?

Fokusi kryesor mbetet tek drejtuesit e mjeteve, sepse ata japin një impakt më negativ. Kalimtarët janë më të brishtë dhe ne nuk kemi nivel edukate të lartë sipas traditës. Sipas statistikave viktimat më të shumta kanë qënë këmbësorët. Deri më tani i kemi këshilluar por nuk ka sjellë impaktin pozitiv.

Të flasim pak për mënyrat e kontrollit, si vendosen patrullat në rrugë?

Kryesisht vendosen në rrugët ku ka më shumë frekuentim por kjo sdo të thotë që edhe rrugët dytësore nuk janë të kontrolluara me radarë. Vendosen në autostradën Tiranë-Durrës sepse ka më shumë frekuentim, vendosen edhe atje ku ka pika të zeza.