TIRANË-Një ditë pasi ?Shqiptarja.com? siguroi urdhërin e Ministrisë së Arsimit për të ndaluar përdorimin e telefonave në shkolla, Anila Ferizaj, Përgjegjëse e Sektorit të Programeve të Zhvillimit të Arsimit Parauniversitar, në një lidhje telefonike për Report Tv ka sqaruar skemën që pritet të aplikohet në shkolla.
Ferizaj ka thënë se skema do të funksionojë në bashkëpunim me prindërit dhe stafet e shkollave. Sipas MAS, çdo prind që do të dojë të kontaktojë me fëmijët e tij, do t?a realizojë përmes telefonave celularë që pritet të kenë stafet respektive të çdo shkolle.
Ka qenë një shqetësim i vazhdueshëm i prindërve dhe mësuesve se nxënësit e përdorin telefonin gjatë orës së mësimit. Nuk po zbatoheshin rregullat. Nga shqetësimi i ngritur, u vendos që ky të ishte një urdhër, e të ishte një masë më e fortë. Duke qenë se kemi mbështetjen e plotë të prindërve, ata na kanë telefonuar, por edhe Këshilli Kombëtar i Prindërve na mbështeti. Duke bashkëpunuar me ëto organizma, urdhri besojmë se do zbatohet. Ishte në rregullore të brendshme, por nuk po zbatohej.
Anila Ferizaj, përgjegjëse e sektorit të programeve të zhvillimit në MAS
E pyetur nga Report Tv lidhur me zbatimin e urdhërit, dhe me masat e tjera, Ferizaj tha se në mjedise të veçanta do ruhen telefonat e nxënësve deri në përfundim të orëve të mësimit.
Ne tani e kemi nxjerrë si urdhër, por do vazhdojmë me masa të tjera.
Shkolla të ndryshme do e bëjnë menaxhimin sipas specifikave të caktuara. Në mjedise të veçanta do mbahet telefonta. Telefonat do të jenë në dispozicion të prindërve. Çdo prind do ketë mundësi të flasë me fëmijët. Do ketë masa. Kontrollin do e bëjë stafi mësimor, nga drejtori tek mësuesi.