http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita ne Kosovës ka paralajmëruar se nëse presidenti Hashim Thaçi nuk jep dorëheqjen, atëherë Kuvendi do të nisë procedurat për shkarkimin e tij. Reagimi i përfaqësuesve të partive opozitare vjen në një kohë qe Thaçi këmbëngul ne idenë e për korrigjimin e kufijve, e bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën. Partitë politike e konsiderojnë këtë te rrezikshme pasi sipas tyre cenohet tërësia territoriale e vendit.
Nga ana tjetër, presidenti i Kosovës, i bëri thirrje qytetarëve të mos bien pre e asnjëlloj provokimi dhe të ruajnë qetësinë. Në një deklaratë për media, duke folur për bashkësinë e komunave me shumice serbe kreu i shtetit theksoi se gjithcka do të bëhet përmes respektimit të kushtetutës së vendit.
?Republika e Kosovës është e përkushtuar për arritjen e një marrëveshjeje historike, ligjërisht të detyrueshme, në kuadër të fazës së fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që të finalizojnë punën në hartimin e draft-statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, bazuar në marrëveshjet e arritura?.
Presidenti i Kosovës u shpreh se vendi i tij do t?i përmbahet me përpikmëri zotimeve për të ruajtur qetësinë duke mos rrezikuar në asnjë mënyrë objektivin për normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.