Pheniani shpërfill sanksionet e OKB-së - News, lajme - Vizion Plus

2018-08-04 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Koreja e Veriut nuk ka hequr dore nga programi i saj bërthamor, duke shkelur sanksionet e OKB-së. Ky është raporti më i fundit për vendin komunist që pas takimit historik në Singapor mes presidentit amerikan Donald Trump dhe kreut të Phenianit Kim Jong Un. Ky i fundit premtoi denuklearizimin e plote te gadishullit.



Sipas raportit, Koreja e Veriut ka vazhduar të sfidojë rezolutat e Këshillit të Sigurimit nëpërmjet një rritje masive të transfertave ilegale të produkteve të naftës në vitin 2018. Raporti ka konstatuar gjithashtu edhe shkelje të ndalimit të eksporteve të karbonit, hekurit dhe të produkteve të tjera koreano-veriore që i kanë sjellë disa milionë të ardhura regjimit të Kim Jong Un.



Pheniani nuk ka bere asnjë reagim mbi gjetjet e raportit. Mediat amerikane vazhdimisht kanë shkruar për aktivitetin bërthamor të vendit komunist pavarësisht përmirësimit të marrëdhënieve me administratën e presidentit Trump.



Sipas disa zyrtarëve ne Uashington, satelitët spiunë kanë pikasur aktivitet të vazhdueshëm në një vend që ka prodhuar raketa balistike edhe me pare.

Free Traffic Exchange