Turistët “pushtojnë” Muzeun e Durrësit - News, lajme - Vizion Plus

2018-08-04 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

E ndërsa të gjithë i kanë sytë nga deti këto ditë të nxehta, ka edhe nga ata turistë qe zgjedhin sitet arkeologjike apo muzetë e qyteteve ku kalojnë pushimet. Muzeu arkeologjik në Durrës është një ato institucione të kulturës që ka regjistruar numrin më të madh të vizitoreve këtë vit.



Kryesisht në grupet e turistëve të huaj dominojnë polakë e cekë, por interes për 3000 objektet me vlera të rralla që i përkasin katër periudhave të ndryshme historike parahistorike, këtë vit kane treguar edhe italianët e anglezët.



Është je pjese historike mjaft e mire dhe çdo vizitor qe vjen ne Shqipëri besoj se duhet ta shohë këtë gjë. Unë kisha gjetur informacione ne internet para se te vija dhe tani po e shohim bashke me djalin tim. Kam pare me pare muzeume te ngjashme ne vende te tjera dhe këtu ne po shoh me shume kuriozitet objekte te vjetra qe lidhen me armët e vjetra, pas te cilave është i apasionuar edhe djali im, monedha te vjetra dhe zbukurime te tjera.



Është një mjedis i mrekullueshëm qe shpalos historinë e Shqipërisë. Ne vijmë për here te pare dhe me siguri do ta rekomandojmë këtë vend tek te njohurit tanë ne Ceki. Po kalojmë shume mire ne Durrës dhe po ashtu edhe tek hoteli ku jemi vendosur.



Nga janari deri në fund të muajit korrik muzeu arkeologjik është vizituar nga 9242 turistë, ku 5000 prej tyre janë shtetas të huaj.

Free Traffic Exchange