I nxehti ekstrem godet Europën - News, lajme - Vizion Plus

2018-08-04 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Europa është përfshirë prej disa ditësh nga temperaturat e larta. 2 persona kanë humbur jetën në Spanjë si pasojë e të nxehtit ekstrem, ndërsa autoritetet apelojnë qytetarët të shmangin daljet e gjata në diell.



Temperaturat ne Spanjën jugperëndimore dhe Portugalinë Juglindore këtë te shtune shkojnë deri në 47 gradë Celsius, si pasojë e valës jashtëzakonisht të nxehtë që vjen nga Afrika.



Europa është përfshirë prej disa ditësh nga moti i nxehte.



Metereologët paralajmërojnë se rekordi i të gjitha kohërave i regjistruar në Athinë në korrik të vitit 1977, me 48 gradë Celsius, mund të thyhet këto ditë.



Thatësira e pazakonte ne Europe ka detyruar qeverinë franceze të jenë në gatishmëri. Edhe në Britania ku moti i freskët dhe me shi mbizotëron në pjesën më të madhe të vitit, po përjeton një temperature te larta.



Italia ka lëshuar alarmin e kuq për zonën qendrore dhe atë te veriut, përfshirë qytete që tërheqin shumë turistë si Roma, Firence dhe Venecia. As Shqipëria nuk i ka shpëtuar të nxehtit ekstrem.



Situata paraqitet kritike në të gjithë kontinentin.