Një sasi prej 67 kilogramë kanabis është sekuestruar nga Policia. Në pranga kanë rënë 4 persona, ndërkohë që një tjetër shtetas është shpallur në kërkim.
Të arrestuarit janë disa shtetas nga Tirana. Ata akuzohen se po transportonin kanabis nga banesa e dy vëllezërve Lika në bagazhin e Golfit.
Njoftimi i plotë:
Finalizohet operacioni policor i koduar ?Zallmneri? nga Seksioni kundër Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.5.
Godiet një tjetër rast i shitblerjes të lëndëve narkotike.
Arrestohen në flagrancë 4 shtetas si dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.
Sekuestrohet lëndë narkotike, automjet dhe aparate celularë.
Seksioni kundër Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.5, në kuadër të operacionit policor të koduar ?Zallmneri?, arrestuan në flagrancë shtetasit :
- Xhevahir Lusha, 47 vjeç, banues në Tiranë.
- Ilirjan Selimi, 34 vjeç, banues në Tiranë.
- Ervin Lika, 30 vjeç, banues në Tiranë.
- Besnik Lika, 26 vjeç, banues në Tiranë.
Si dhe u shpall në kërkim shtetasi :
- B. H., 26 vjeç, banues në Tiranë.
Këta shtetas në rrugën ?Teuta? u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, ku në bashkëpunim me njëri tjetrin po transportonin qese me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa, nga banesa e shtetasve (Ervin Lika dhe Besnik Lika, vëllezër), në bagazhin e një automjeti tip ?Golf?.
U sekuestruan në cilësinë e provës materiale :
- 67 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.
- automjet tip ?Golf?.
- 3 aparate celularë.