Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia ka arrestuar katër persona në Tiranë që u kapën në flagrancë duke transportuar 67 kg kanabis.
Gjatë operacionit ?Zallmneri" në pranga kanë rënë: Xhevahir Lusha, 47 vjeç, Ilirjan Selimi, 34 vjeç, Ervin Lika, 30 vjeç, dhe Besnik Lika, 26 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.
"Ata u arrestuan në rrugën ?Teuta?pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin po transportonin qese me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa, nga banesa e shtetasve (Ervin Lika dhe Besnik Lika, vëllezër), në bagazhin e një automjeti tip ?Golf?.
Ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale B. H., 26 vjeç, banues në Tiranë," raporton policia.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
- 67 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.
- automjet tip ?Golf?.
- 3 aparate celularë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale ?Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike e kryer në bashkëpunim?, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/po-transportonin-kanabis-kapen-ne-flagrance-4-persona-ne-tirane