Durrës- ?Jetojmë në kushte të vështira ekonomike, pa përkrahje dhe s?kemi mundësi të sjellim në Shqipëri trupin e pajetë të djalit tonë, ndaj lutemi të vënë dorën në zemër institucionet dhe shqiptarët të na ndihmojnë?. Ky është apeli i përlotur i Lekë dhe Kristina Picakut të cilët rrëfyen për ekranin e Report Tv si e morën vesh vdekjen e të birit.
Prindërit kanë rrëfyer gjithashtu detaje të pazbuluara deri më tani për lëvizjet e të birit para dhe pas ekzekutimit. Sipas tyre, Viktoriani ka qenë me të vëllanë kur e vranë, ndërsa dy orë përpara se të ndodhte ngjarja ai ka komunikuar me familjarët që jetojnë në Durrës.
Lekë Picaku dhe Kristina Picaku, dy prindërit e Viktorian Picakut kanë dhënë një intervistë për Report Tv, ku kanë treguar çfarë ndodhi dy ditë më parë me djalin e tyre. Prindërit kanë treguar se ditën e ekzekutimit i riu kishte ditëlindjen e mbesës. Kushtet e vështira ekonomike e kanë detyruar të riun të braktisë Shqipërinë, e të largohej për të punuar në të zezë në Itali, thonë prindërit. Kërkesa e vetme e dy prindërve është sjellja e kufomës së Picakut në Shqipëri për t'u varrosur prej tyre.
Intervista e plotë:
Si e mësuat lajmin për vrasjen e djalit tuaj?
Lajmin për vrasjen e djalit e mora vesh kur djali nuk më hapte telefonin. U vra, e kanë vrarë, djali s?merrte frymë më thanë. E kuptova direkt që ishte vrasje apo therje. Djalin nuk e lanë ta prekte. Po vdes, djalin se lanë ta prekte vëllain.
Me kë ishte djali ditën kur u vra?
Ditën kur u vra, djali ishte me dy vëllezërit.
Kanë qenë dy vëllezërit dhe bashkëshortja e njërit prej tyre?
Po.
Prej sa kohësh Viktori kishte shkuar në Itali dhe çfarë pune bënte?
Prej dy vitesh. Është martuar djali i madh në Itali me një gocë, ka bërë martesën. Shkoi djali se dhe këtu s?kishte çfarë të bënte, pa punë.
Keni informacion pse ka ndodhur ngjarja e rëndë? Nga biseda që keni bërë me djalin tjetër?
Me djalin e madh s?kuptohem dot se është vetëm është mërzitur. Di që është grindur për një gocë është ngatërruar me një tjetër.