Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Hapet drita jeshile për ndërtimin e rrugës Kardhiq-Delvinë, një segment mjaft i rëndësishëm për turizmin në vend. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tendrin për tre lote me një fond limit prej 6.6 miliardë lekësh.
Ndërsa pret ofertat e kompanive të interesuara deri në datën 3 shtator. ARRSH ka ftuar të gjitha kompanitë e interesuara të paraqesin ofertat e tyre për ndërtimin e këtij aksi rrugor.
Rruga Kardhiq ? Delvinë ka një gjatësi prej 34 kilometrash dhe është cilësuar një nga akset me prioritare që shkurton me 3 orë kohë udhëtimin nga Tirana në Sarandë, duke i dhënë një hov të mëtejshëm turizmit në jug.
Ndërtimi i këtij aksi ishte përzgjedhur në 5 veprat kombëtare që qeveria parashikonte të ndërtoheshin përmes skemës së Partneritetit Publik Privat. Por më pas u tërhoq nga kjo skemë dhe vendosi që ndërtimi i saj të bëhet me fonde nga buxheti i shtetit.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/hapet-tenderi-i-ndertimit-t-rruges-kardhiq-delvine