Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pika kufitare e Hanit të Hotit është pajisur me infrastrukturë moderne përmes financimit nga programet e asistencës së BE-së, (IPA2012) me një fond rreth 2.5 milion euro. inaugurim i saj është bërë me një ceremoni ku ishin të pranishëm ministri i brendshëm shqiptar Fatmir Xhafaj, homologu i tij malazez dhe ambasadorja e BE Romana Vlahutin.
Xhafaj shpjegoi se investimi në këtë pikë kufitare ku përfshihet edhe terminali i ri doganor sjell shërbim më cilësor ndaj qytetarëve.
Xhafaj: Nga ky investim pritet një shërbim më cilësor ndaj qytetarëve. Një lehtësim veprimesh të njerëzve dhe mallrave dhe një sofistikim i kontrolleve. Ju faleminderit zonja ambasadore. Keni bërë vërtetë shumë. Kam qenë i bindur se ju nuk do të largoheshit nga Shqipëria, pa i përfunduar këto dy projekte. Më në fund edhe unë nuk do kem në inboksin e telefonit tim vazhdimisht mesazhe: - çfarë bëhet me Morinën? Çfarë bëhet me Hanin e Hotit! Nuk po punohet mirë atje. Jemi mbrapa, kur do përfundojnë? Dhe të dy besoj se do të biem të qetë për këto ditë gushti të nxehta që të mos kemi më korrespondenca të tilla.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/dogana-e-hanit-te-hotit-me-infrastrukture-teresisht-moderne