Majko: Ndryshime kushtetuese per voten e emigranteve

2018-08-03 0

Përfshirja e votës së emigrantëve në Kodin Zgjedhor do të kërkojë ndryshime kushtetuese. Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, zbulon se është diskutuar mundësia e një tjetër ndërhyrjeje në librin themeltar të shtetit çka do të kërkojë edhe dakordësinë e opozitës.

?Ajo qe unë kam frikë është në duhet të prekim Kushtetutën. Pasi një nga sistemet apo modeli i përshtatshëm për pjesëmarrjen e diasporës do të kërkojë ndryshimin e formulës së zgjedhjes së deputetëve. Për fat të keq jemi treguar shumë detajistë për sa i përket Kodit Zgjedhor në ndryshimet kushtetuese të 2009 për shkak të mosbesimit që kishin palët.?

Majko flet për vështirësitë që ka votimi i shqiptarëve të diasporës, një premtim ky i hershem i socialisteve. Por ka gati dhe propozimet që çojnë tek një zgjidhje.

?Një nga shanset që kemi dhe që mund të kryhet pa shpenzime. Të gjithë shtetasve shqiptar tani ju plotësohet 10-vjeçari i përdorimit të dokumeteve të identifikimit. Do të thotë të gjithë duke filluar nga Presidenti i Republikës duhet të ribëjnë pasaportat. Është momenti kur të specifikohet dhe adresa dhe të vendoset ajo permanente jashtë shtetit, jo adresa që kanë patur kur jetonin në Shqipëri.?

Në Korrik Kuvendi vetëm me votat e shumicës miratoi rezolutën e parë për diasporën, ku adresohet edhe zgjidhja e çështjes së votimit të emigrantëve.

Free Traffic Exchange