Xhafaj inauguron pikën e Hanit të Hotit, tregon SMS-të e Vlahutin: Kur mbarojnë punimet?

2018-08-03 1

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të pikës kufitare të Hanit të Hotit. Në ceremoni kanë marrë pjesë ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin por edhe ministri i Brendshëm i Malit të Zi.

Xhafaj ka treguar lehtësimin që do kenë qytetarët me hapjen e kësaj pike. Ministri ka treguar edhe një episod nga punimet, ku sipas tij, ambasadorja Romana Vlahutin i dërgonte mesazhe lidhur me afatet kur do përfundonte rruga. Hapja e kësaj pike, sipas Xhafajt do ta shpëtojë atë nga mesazhet e shumta në telefon.

Përurimi i sotëm pason ceremoninë e Kukësit. Falënderoj Vlahutin, është angazhuar personalisht për këto çështje. Pritet një shërbim më cilësor. Më në fund edhe unë do kem mundësi që të mos kem më inboxin e telefonit tim të kem mesazhe: Çfarë bëhet me Morinën,?Çfarë u bë me hanin e Hotit, shumë vonë me Hanin e Hotit, kur do përfundohen ato punimet...?. Do biem të dy të qetë në këto ditë të nxehta gushti, dhe unë e Vlahutin që të mos kemi më korrespondenca të tilla. Qeveria shqiptare ka investuar në menaxhimin e portit. Suksesi është tregues i padiskutueshëm për drejtimin tonë politik. Turistët do marrin shërbim më cilësor. Zgjerimi i pikës hyrëse do të lehtësojë kalimin. Prioritet për ne mbetet zhvillimi i turizmit. Ky sezon turistik ka qenë më i mbarë falë masave që janë marrë për kalimin në kufi. Objektet e reja që përurojmë sot. Agjencitë ligjzbatuese do menaxhojnë më mirë kufijtë. Do kontrollojmë kufijtë detarë.