http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është I vendosur të shkojë në tryezën e bisedimeve me Serbinë në shtator me një propozim konkret, përfundimtar dhe historic e qe sipas tij do të rezultojë me njohje reciproke. Kreu i shtetit tha se korigjimi i kufijve nuk nënkupton hapje te Kutisë se Pandores apo te efektit domino.
?Jam I vendosur ta coj deri ne fund. Aktualisht ka një refuzim kategorik nga Serbia. Ta prezantojmë në tryezën e dialog.Te realizojme perpjekjet e tyre shekullore .Proceset historike te shqiptareve gjithmone kane qene te veshtira. Do të jetë refuzim kategorik por pala duhet të mësohen me kërkesën e drejtë e historike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Ne nuk kemi mundesi tjeter per te bashkuar Presheven, Medgjeven dhe Bujanovcin, Kosoves pa u pajtuar me serbine per korrigjimin e kufijve.?
Pavarësisht zërave Presidenti Hashim Thaçi përjashton opsionin e luftës. Sipas tij korrigjimi i kufije do te behet nepermjet marrëveshjes paqësore me Beogradin.
?Të gjithë akterët që janë përfshirë në këtë proces, i ftoj dhe u them se marrëveshje do të ketë vetëm përmes dialogut, por kurrsesi dhe në asnjë rrethanë me kërcënime lufte. Parlamenti i Kosovës e përmbylli sesionin me një debat të gjatë për dialogun, por të gjitha ato fjalime fatkeqësisht nuk nxorën asgjë konkrete, në fund debati përfundoi pa asnjë platformë as rezolutë për këtë proces. Cdo opsion tjeter eshte I mirepritur por jo opsioni I luftes. Kemi me dhjetra raste te korrigjimit te kufijve ne menyre paqesore, sic ishte para dy vitesh holanda me belgiken. Korrigjimi paqesor i kufijve eshte i mundshem.?
Presidenti eshte kritikuar vazhdimisht nga fakotri politik ne Kosoves ne lidhje me qasjen e tij per dialogun me Beogradin. Por ashtu si edhe me heret Thaci bëri thirrje për unitet kombëtar duke e lene te hapur edhe mundesine e referendumit qe qytetaret te shprehen me vote.
?Unë ende shpresoj te mençuria dhe guximi i liderëve për tu bashkuar sepse nuk kemi kohë për të humbur. Ata që mendojnë se koha është në favorin tonë, janë krejtësisht të gabuar dhe nuk kanë as idenë më të vogël për zhvillimet dinamike që po ndodhin në arenën ndërkombëtare. Takimi i radhës në kuadër të dialogut do të mbahet në shtator dhe do të shtohet edhe dinamika e punës. Në rast të arritjes së marrëveshjes përfundëmtare e shoh të domosdoshme organizimin e një referendumi të qytetarëve të Kosovës.?
Megjithë këte propozim konkret te Presidentit te Kosoves qe Presheva, Medvegja dhe Bujanovci ti bashkohen Kosoves Beogradi zyrtar nuk ka reagur.