SHKODËR-Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe Drejtori i Përgjithshem i Policisë së Shtetit Ardi Veliu kanë zhvilluar një takim me strukturat e Policisë Vendore në Shkodër, ku edhe kanë bërë bilancin e një viti.
Në fjalën e tij para efektivëve të policisë, drejtori i Policisë Vendore Vehbi Bushati është shprehur se situata e kriminalitetit në qark ka pësuar ulje me 10% krahasuar me një vit më parë. Xhafaj dhe Veliu morën pjesë në inagurimin e pikës kufitare të Hanit të Hotit ku kanë përshëndetur hapjen e kësaj pike.
Situata e kriminalitetit në qark është nën kontroll, duke pësuar ulje me 10% krahasuar me 1 vit më parë. Janë kryer disa operacione dhe ndërhyrje në kohë të policisë për parandalimin e ngjarjeve me pasoja të rënda. Janë marrë masa për sezonin turistik, u ngrit stacioni i Thethit. Në qark ka pasur edhe ulje të ndjeshme të rasteve të kultivimit të kanabisit.Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të pikës kufitare të Hanit të Hotit. Në ceremoni kanë marrë pjesë ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin por edhe ministri i Brendshëm i Malit të Zi.