Ora News - Babai rrëfen si mësoi vrasjen e djalit dhe telefonatën natën e tmerrit

2018-08-03 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Familjarët e Viktorjan Picaku, 24 vjecari që u vra nga dy persona në sheshin ?Abbazia? në Corato të Italisë mbeten të shokuar nga lajmi.

I ati i viktimës Lek Picaku, me origjinë nga Mirdita dhe me banim në Durrës tregon momentin e parë kur mësoi se i biri ishtë qëlluar për vdekje, nën prezencën e të vëllait.

Ai thotë se ky lajm i hidhur mbërriti pikërisht ditën kur do të kremtonin ditëlindjen e mbesës.

Ishte një telefonatë në drejtim të tyre që zbuloi pikërisht ngjarjen e rëndë.

Lekë Picaku: "I çova zile djalit. Ai që u vra nuk ma hapi. I çova dhe atij tjetrit dhe ai nuk po më fliste. E kuptova që kishte ndodhur diçka. Ai shkoi të punonte nuk merrej me asgjë të keqe.

I ati i viktimës, babi i katër fëmijëve dy djemëve dhe dy vajzave nuk di të thotë shumë mbi arsyet e krimit,për shkak se djali i madh i vetmi dëshmitar ndodhet ende nën shock.

"Ai ndodhet nën shock. Nuk na ka treguar ende si ka ndodhur."

Familja Picaku, e vendosur prej 24 vitesh në zonën e ish-kënetës në Durrës, e cila jeton në kushte të vështira ekonomikem, bën aple për ndihmë pasi e kanë të pamundur të sjellin trupin në atdhe.

"I lutemi shtetit të na sjellë trupin e djalit ta varrosim këtu" na thotë Picaku.

Sipas familjarëve 24 vjecari jetonte në Itali prej dy vitesh tek i vëllai.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/babai-rrefen-si-mesoi-vrasjen-e-djalit-dhe-telefonaten-naten-e-tmerrit