http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Porti i Vlorës është duke u përballur me një fluks të madh personash, të cilët hynë në vendin tonë. Vetëm kete te premte kanë zbritur rreth 1700 persona.
Udhëtaret përgjithësisht emigrante qe kthehen ne atdhe per te kaluar pushimet pranë familjeve te tyre ankohen se çmimet e biletave janë te shtrenjta.
Për të lehtësuar procedurat kufitare, në portin e Vlorës janë duke punuar me 8 sportele për udhëtarët shqiptarë dhe një për të huajit.
Ne tre ditët e para te këtij muaji në këtë pikë kufitare kanë kaluar rreth 3500 persona, ndërkohë që korriku regjistroi nje numër prej 15 mijë pasagjerësh. Gushti shenon numrin me te madh te emigranteve qe hyjnë nëpërmjet porteve, por edhe pikat tokësore te kufirit.