Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 25.3 ton mielli gruri të ardhur nga Greqia.
AKU ka konstatuar se mielli ka pasur parregullsi në vërtetësinë e dokumentacionit që shoqëronte ngarkesën, konkretisht në raportin e analizës për përqindjen e proteinës.
Të dhënat sipas dokumentave shoqëruese nuk korespondonin me të dhënat në etiketë e kundra etiketë të produktit.
Mielli është bllokuar në pikën doganore të Kapshticës dhe pas ndjekjes së procedurave ligjore do të kthehet në vendin e origjinës.
"Trupat inspektuese e DRAKU, Korçë gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën Doganore Kapshticë konstatuan se një subjekt, i cili pretendonte të fuste në Shqipëri produktin ? miell gruri?, nuk kishte nr. loti, datë prodhimi dhe datë skadimi të stampuar në thasët prej letre 25kg, por vetëm një kundra etiketë të ngjitur në gjuhën shqipe, e cila mund të hiqet lehtësisht.
Për më tepër këto elemente sigurie për një produkt ushqimor nuk figuronin në dokumentacionin shoqërues të ngarkesës,"-raporton AKU.
Kjo është ngarkesa e dytë e bllokuar brenda pak ditësh.
Më 29 korrik u bllokuan po në Kapshticë 10 ton miell të ardhur nga Greqia.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/aku-bllokon-253-ton-miell-gruri-te-pa-sigurte